Apple i ka publikuar statistikat e veta të iOS në faqen e zhvilluesve App Store. Deri më 24 shkurt, 83 për qind e të gjitha pajisjeve iOS të prezantuara gjatë katër viteve të fundit e përdorin iOS 12 ose versionin më të ri, përcjell GSMArena.
Gjithashtu, 80 për qind e të gjitha pajisjeve aktive iOS e përdorin 1OS 12 ose ndonjë softuer më të ri. Në të dy statistikat, iOS 11 përdoret nga 12% e pronarëve të pajisjeve Apple, ndërsa pjesa tjetër është e ndarë në iOS 10 dhe versionet e mëparshme të platformës, shkruan KOHA Ditore.
Statistikat e mëparshme, të publikuara nga Apple më 1 janar, treguan se iOS 12 ishte në 75% të të gjitha pajisjeve iOS, ndërsa 78% të të gjitha pajisjeve të publikuara në katër vitet e fundit e kishin versionin më të fundit të softuerit.