Tech

iOS 15 u instalua në 89% të iPhoneve të katër vjetëve të fundit

Para dy javësh, Apple përditësoi shifrat e instalimeve të iOS 15 në pesë muajt e fundit duke dhënë një panoramë të përgjithshme të numrit të pajisjeve që kanë versionin më të fundit të sistemit operativ të Apple, shkruan Bloomberg.

iOS 15 është instaluar në 89% të iPhoneve të lansuar në katër vjetët e fundit, ndërsa vetëm 10% vazhdojnë të jenë në iOS 14. Vetëm 1% e pajisjeve kishin të instaluara versione më të vjetra të iOS.

Nëse marrim në konsideratë iPhonen e lansuar më shumë se katër vjet më parë, 82% e pajisjeve kanë iOS 15. Vetëm 14% janë në iOS 14 dhe afro 4% në versione më të vjetra.

Hera e fundit që Apple përditësoi këto informacione ishte muaji janar ku iOS 15 asokohe ishte instaluar në vetëm 72% të iPhoneve të katër vjetëve të fundit.

Që prej janarit, kompania ka shtuar disa veçori të reja përmes përditësimeve të iOS, përfshirë iOS 15.4 që solli përdorimin e Face ID me maskë.

Sa i takon iPadOS 15, sistemi operativ është instaluar në 79% të iPadeve të lansuar në katër vjetët e fundit ndërsa 18% kanë ende iPadOS 14. Vetëm 3% kishin versione më të vjetra.