Apple ka lëshuar sistemin e ri operativ, iOS 12.
Ky sistem i ri operativ përkrahet nga të gjitha pajisjet prej iPhone 5S të vitit 2013 e më të reja.
Sistemi i ri është i fokusuar në performancë, sidomos te pajisjet më të vjetra si iPhone 6. Në disa raste, aplikacionet do të hapen deri 70 për qind më shpejtë, ka thënë Apple.
Përditësime ka edhe te Siri, ndërsa janë personalizuar edhe emojit.
Sistemi përkrahet edhe nga modelet iPad Pro.