Sot, shumë produkte janë shpikur ose përmirësuar falë teknologjisë.
Nga planifikuesit e mençur e deri tek televizorët e mençur, fuqia e teknologjisë më definitivisht nuk befason. Edhe pse shumë nga krijimet më të reja teknologjike i janë kushtuar argëtimit, shumë prej tyre ekzistojnë për ta përmirësuar cilësinë e jetesës, veçanërisht për personat me aftësi të kufizuara.

Kohët e fundit është prezantuar "shkopi i mençur" revolucionar i quajtur WeWalk, i cili do t’i ndihmojë njerëzit e verbër të lëvizin në mënyrë shumë më efikase kur janë vetëm.
Shkopi u shpik nga inxhinieri i verbër Kursat Ceylan, i cili është drejtor Ekzekutiv dhe bashkëthemelues i Young Guru Academy (YGA), kompanisë jofitimprurëse turke e cila qëndron prapa WeWALK, shkruan KOHA Ditore. Duke qenë i verbër vetë, Ceylan e di nga dora e parë se me çfarë përballen njerëzit si ai dhe ka vendosur ta përdorë njohurinë e tij në diçka që mund ta përmirësojë shumë jetën e njerëzve.

"Këto ditë, kur po flasim për automobilat fluturues, këta njerëz e përdorin një shkop të thjeshtë. Si një person i verbër, kur jam në një stacion metroje, nuk e di se cila është dalja ime... Nuk e di se cili autobus po afrohet... cilat dyqane janë rreth meje. Këto lloje të informacioneve mund t’i ofrojë WeWalk", tha Ceylan për CNN.
Shkopi i mençur i ndihmon njerëzit me shikim të dëmtuar përmes teknologjisë së mençur, të cilën në fakt shumica prej nesh e përdorim çdo ditë.
Edhe
Inteligjenca artificiale që ende nuk e ndryshoi botën

Ai vjen me altoparlantë të integruar, asistent zëri, Google dhe sensorë të cilët dërgojnë vibracione për të paralajmëruar për pengesat mbi nivelin e gjoksit.
Shkopi i mençur është në dispozicion në ueb faqen e kompanisë për rreth 500 dollarë.