Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Inteli ka blerë Habana Labs për 2 miliardë dollarë

Kompania me seli në Izrael, “Habana Labs”, është e specializuar në harduerin akcelerues “deep learning”. Kompania i mblodhi vitin e kaluar nga investitorët 75 milionë dollarë, ndërsa tani Inteli po e blen atë për ta forcuar biznesin e vet me AI, raporton KitGuru.

Aktualisht, parashikohet që tregu i AI ta ketë një vlerë prej mbi 25 miliardë dollarë deri në vitin 2024, ndërsa Inteli pret që gjatë vitit 2019 nga biznesi me AI t’i fitojë 3.5 miliardë dollarë.

Si pjesë e paralajmërimit, menaxheri i përgjithshëm i Intelit për Data Platforms Group, Navin Shenoy, theksoi, "Kjo blerje e përforcon strategjinë tonë të AI, e cila është që t'u ofrojë përdoruesve zgjidhje që do t’i përgjigjen të gjitha performancave që u nevojiten - nga pajisjet inteligjente e deri tek data qendrat".

Edhe pse “Habana Labs” tani do të jetë nën ombrellën e Intelit, kompania do ta mbajë departamentin me biznes të pavarur dhe do të vazhdojë të drejtohet nga ekipi i vet aktual i menaxhimit, shkruan KOHA Ditore. Megjithatë, kompania do të ketë qasje në zgjidhjet dhe burimet e AI të Intelit që do të përdoren në zhvillimin e platformave të reja.