Gjatë disa vjetëve të fundit Inteli ka kaluar nëpër ndryshime revolucionare, duke kaluar nga një kompani e cila prodhonte pothuajse ekskluzivisht procesorë x86 në një gjigant i cili tani fokusohet në AI, të mësuarit e makinës (machine learning), grafikë diskrete etj., përcjell Overclock3D.
Kompania gjithashtu i ka blerë disa kompani për të depërtuar më tej në tregje të reja. Në mesin e tyre është blerja e fundit e Ined System, një startup kompani e financuar nga Imagination Technologies, Samsung, Qualcomm etj. Fushëveprimi i kësaj kompanie indiane është krijimi i procesorëve të përshtatur të cilët kanë shpenzim jashtëzakonisht të ulët, shkruan KOHA Ditore.
Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, Inteli do t’i marrë edhe 100 inxhinierë nga ekipi i Inedit për departamentin e tyre për grafikë diskrete, që është një fushë që Inteli dëshiron ta avancojë në vitet e ardhshme.
Intel tashmë i ka disa qindra inxhinierë në Hyderabad, të cilët po punojnë në zhvillimin softuerik. Pas kësaj blerjeje, Intel planifikon ta krijojë qendrën globale teknologjike në këtë qytet, ku fillimisht do të punojnë rreth 1500 inxhinierë dhe 5000 punëtorë në të ardhmen.
-
Pas dështimit të inteligjencës artificiale, Fordi rikthen njerëzit në kontrollin e cilësisë
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Mira Murati arrin marrëveshje me Nvidian për zhvillimin e inteligjencës artificiale
-
Nga traktorët e automatizuar në ferma deri te korrigjimi i testeve, AI po e rrit efikasitetin në Indi