Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Gjermania përfituesja më e madhe nga gjashtë vendet e BE-së ku Inteli investon me çipa

Kompania e gjysmëpërçuesve Intel, ka zgjedhur Gjermaninë si vend për një objekt të ri të prodhimit të çipave, për çka dha detajet e para të një investimi prej 88 miliardë dollarësh në të gjithë Evropën, duke u përpjekur të ulë varësinë e saj nga importet dhe të lehtësojë furnizimin.

Ky është njoftimi më i fundit i investimit nga një prodhues i madh gjysmëpërçues, pasi industria përpiqet të arrijë një rritje të kërkesës për çipa të përdorur në çdo gjë, nga telefonat inteligjentë te veturat.

Prodhuesi amerikan i çipave po përhap investimet e tij në Evropë në rreth gjashtë vende, duke përfshirë rritjen e fabrikës ekzistuese në Irlandë, ngritjen e një objekti projektimi dhe kërkimi në Francë dhe një vend ambalazhimi dhe montimi në Itali, raporton Reuters.

Shpenzimet fillestare do të arrijnë në 33 miliardë euro, duke përfshirë 17 miliardë euro në Gjermani, që mund të jetë klienti kryesor në industrinë e automjeteve sa u përket çipave të rinj.

Njoftimi i Intelit vjen pasi Komisioni Evropian muajin e kaluar përcaktoi plane për të inkurajuar prodhimin e çipave në Bashkimin Evropian, me legjislacionin e ri të propozuar për të lehtësuar rregullat e ndihmës shtetërore për fabrikat e çipave dhe për të mundësuar 17 miliardë dollarë investime shtesë publike dhe private.

Edhe Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA Tech Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA

Në Francë, Inteli planifikon të ndërtojë qendrën e saj të re evropiane të kërkimit, duke krijuar 1000 vende të reja pune të teknologjisë së lartë.

Kompania gjithashtu do të rrisë hapësirën e saj laboratorike në Poloni dhe planifikon të krijojë laboratorë të përbashkët me Qendrën Superkompjuterike të Barcelonës në Spanjë për informatikë të avancuar.