Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Boschi gati të shpenzojë 3 miliardë dollarë për të ndihmuar në zgjidhjen e nevojave për çipa

Bosch planifikon të investojë më shumë se 3 miliardë dollarë në biznesin e saj në rritje të çipave deri në vitin 2026, në një përpjekje për të zgjidhur zinxhirin e furnizimit të çipave në botë, shkruan Bloomberg.

Investimi do të adresojë një sërë nevojash të industrisë së çipave, duke përfshirë shtimin e qendrave të testimit, kërkimin mbi llojet e reja të çipave dhe, më e rëndësishmja, kapacitetin e ri të prodhimit të çipave në Gjermani.

Gjatë 18 muajve të fundit, një mungesë e çipave ka bërë që prodhuesit e automjeteve në mbarë botën të anulojnë 13 milionë automjete nga oraret e prodhimit.

Por, megjithatë, investimi i Boschit nuk do të jetë e gjitha në vetura.

Bosch, furnizuesi më i madh në botë i pjesëve të veturave, ka qindra kompani të produkteve elektronike për t’i “ushqyer”, duke filluar nga prodhuesit e kafesë deri te sistemet e sigurisë së shtëpisë, veglat e energjisë, produktet e mbikëqyrjes video dhe njësitë e ajrit të kondicionuar.

Investimi do të bëhet në përgjigje të Aktit Evropian të Çipave, ku Bashkimi Evropian dhe qeveria federale gjermane ofrojnë një pjesë të fondeve për të nxitur investimet në industrinë evropiane të mikroelektronikës.