Inteli ka vendosur ta bëjë overclockingun pak më të thjeshtë, kështu që gjatë Computexit e prezantoi veglën e vet e cila do të jetë në gjendje të përcaktojë automatikisht se deri në çfarë mase është e mundur të rritet shpejtësia e procesorit. Vegla quhet Intel Performance Maximiser Tool, raporton Overclock3D.
Kur të lansohet muajin e ardhshëm, Intel Performance Maximiser do të jetë kompatibile me gjeneratën e nëntë të serisë së procesorëve Coffee Lake K, por vetëm nga modeli i5 dhe më të fortë. Kjo vlen edhe për Intel i9-9900K, i9-9900KF, i7-9700K, i7-9700KF, i5-9600K dhe i9-9600KF.
Gjatë demonstrimeve në Computex, Inteli me ndihmën e veglës arriti ta rrisë CPU-në e vet i7-9700K nga 4.6GHz në 5.2GHz, duke ofruar përmirësime të ndjeshme të performancës, shkruan KOHA Ditore.
Intel Performance Maximiser Tool do të lansohet në mes të qershorit dhe me siguri do të azhurnohet për t’i mbështetur dy seritë e ardhshme të procesorëve që vijnë me mundësi të overclockimit.
-
Inteli e publikon veglën për overclocking “Performance Maximizer”
-
Intel pretendon se ka procesorin më të shpejtë në botë
-
Inteli po përgatit procesorin 22-bërthamësh i9-10990XE për t’iu kundërvënë Threadripperit
-
Inteli paralajmëron Thunderbolt 4
-
Intel: CPU-të e ardhshëm të serisë H do të kenë shpejtësi prej mbi 5GHz