Prodhuesi amerikan i çipave, Intel, ka njoftuar të martën se ka pezulluar operacionet e biznesit në Rusi, për t’iu bashkuar kompanive që janë larguar nga ky vend që nga pushtimi i Ukrainës.
"Intel vazhdon të jetë me komunitetin global në dënimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe bën thirrje që sa më shpejtë të ketë paqe", thuhet në deklaratën e kompanisë, raportoi Reuters të mërkurën.
Para se të marrë këtë vendim, Inteli muajin e kaluar ka pezulluar dërgesat për klientët në Rusi dhe Bjellorusi.
Kompania teknologjike International Business Machines (IBM) është një tjetër kompani që ka pezulluar punën në Rusi, pas kërkesës së Ukrainës ndaj kompanive teknologjike amerikane që t’i ndërpresin bashkëpunimet me Rusinë.
Serverë nga IBM-ja, Dell Technologies dhe Hewlett Packard Enterprise kryesojnë tregun në Rusi, ku kompanitë dhe agjencitë qeveritare mbështeten në teknologjinë e zhvilluar nga Perëndimi.
-
Ukraina godet një urë hekurudhore në Krime, në përpjekje për të izoluar gadishullin
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Sulmi ukrainas ndërpret furnizimin me ujë në Donetskun e kontrolluar nga rusët
-
Moska mbyll aeroportet dhe ndërpret internetin para paradës së Ditës së Fitores
-
Kremlini vlerëson se Evropa është përfshirë direkt në luftën në Ukrainë