Instagrami gjithmonë ka kufizuar ata që mund të shpërndajnë linqe në storie, por sot kompania ka filluar një test të ri për përhapjen e kësaj veçorie në të ardhmen.
Tani për tani, testimi po bëhet në masë të vogël dhe kjo po bëhet më shumë për të mësuar se si njerëzit mund të përfitojnë nga këto linqe të bashkangjitura në storie, i është thënë "The Verge". Do të vëzhgohen llojet e linqeve që njerëzit bashkëngjisin, ndërkohë që do të ketë kujdes edhe për dezinformatat që mund të bëhen.
Nga kompania është thënë se këto lidhje me linqe janë synim për Instagramin e së ardhmes. Deri tash ka qenë e qasshme vetëm për njerëzit, llogaritë e të cilëve janë të verifikuara ose që kanë të paktën 10,000 ndjekës.