Rrjeti i njohur social, Instagram, pritet të ndryshojë shumë shpejt veçorinë e shpërndarjes së vegëzave nëpër storie. Deri tash, të drejtën për shpërndarje të ‘linkave’ në storie e kanë pasur vetëm llogaritë e verifikuara apo ato me mbi 10 mijë ndjekës. Tash veçoria po testohet për të gjithë përdoruesit.
Shefi për produkte në Instagram, Vishal Shah, ka thënë se do të ketë monitorim të vazhdueshëm në atë nëse përdoruesit po shpërndajnë mashtrime apo lajme të rreme.
Ai ka shtuar se shpërndarja e vegëzave do të jetë e limituar vetëm te storiet. Shah ka thënë se “s’është në plan” që të sillet kjo veçori edhe për postimet normale në çfarëdo hapësire tjetër të aplikacionit.
Artikuj të ngjashëm
-
Instagrami ua plotëson dëshirën më të madhe përdoruesve
-
Instagrami teston përdorimin e shpërndarjes së linqeve në “Story” për të gjithë përdoruesit
-
Instagrami po teston një veçori të shumëpritur për ‘Story’
-
Instagrami lanson veçorinë që i lidh më tepër ndjekësit
-
Instagrami së shpejti mundëson ndryshimin e algoritmit për disa lloje postimesh