Biografia në Instagram tani mund t’i përfshijë deri pesë vegëza (linqe), ka bërë të ditur shefi ekzekutiv i “Metas”, Mark Zuckerberg të martën në një postim në kanalin e tij në këtë rrjet social.
“Ndoshta është një nga kërkesat më të shpeshta që kemi pasur”, ka shkruar ai.
Përdoruesit mund t’i shtojnë vegëzat duke edituar profilin në aplikacionin për telefon. Gjithsesi, kushdo që viziton profilin për t’i parë vegëzat tjera, pos asaj kryesore, duhet të klikohet në mesazhin “vegëza e parë dhe të tjera” për të parë listën e linqeve.

Kjo nënkupton se kushdo që vendos më shumë se një vegëz njerëzve do t’u duhet një klikim më shumë për t’i parë.
Veçoria pritet ta bëjë Instagramin platformë më të dobishme për njerëzit, pas rënies së Twitterit të Elon Muskut. “Meta” po ashtu duket se është inspiruar nga Twitteri për të nisur verifikimin e llogarive me pagesa.
-
Gjashtë veçori të reja tek Instagrami
-
Meta zgjeron shërbimet me pagesë në Facbook, Instagram e Whatsapp
-
Instagrami lanson veçorinë që i lidh më tepër ndjekësit
-
Tiktokerëve amerikanë u ofrohen nga 5 mijë dollarë për të kaluar në Facebook e Instagram
-
Meta njofton për reduktim të censurës në Facebook, Instagram dhe Threads