Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

“India adopton bitcoinin” – hakohet Twitteri i kryeministrit indian, Narendra Modi

Llogaria e kryeministrit indian Narendra Modi në Twitter është hakuar me një mesazh që thoshte se India kishte adoptuar bitcoinin si mjet ligjor, dhe do ta shpërndante atë për të gjithë qytetarët.

Postimi u fshi shpejt dhe zyra e kryeministrit tha se llogaria ishte komprometuar për një kohë të shkurtër.

Është hera e dytë që hakerohet llogaria e Modit në Twitter.

Modi është aktiv në këtë platformë online dhe ka më shumë se 70 milionë ndjekës - më së shumti nga çdo lider botëror.

Postimi në llogarinë e tij thoshte se Qeveria indiane kishte blerë zyrtarisht 500 bitcoin dhe "po ia shpërndante ato të gjithë banorëve të vendit".

Vitin e kaluar, llogaria e tij u hakua, ku përmes një postimi u kërkohej njerëzve të dhurojnë para për një fond të rremë të ndihmës për COVID.

Edhe OpEd Hipokrizia e internetit e Indisë

Hakimi i fundit vjen në kohën kur India po përgatitet të godasë një tregti në lulëzim të kriptomonedhave, me një ligj të ri që ka të ngjarë të paraqitet në Parlament këtë muaj.

Vetë Modi ka thënë muajin e kaluar se kriptovalutat mund ta "prishnin rininë tonë”.