Qeveria indiane ka kërkuar të propozojë një ligj që i ndalon të gjitha kriptovalutat, ku çdokush që përfshihet në tregtimin e tyre, mund të gjobitet.
Një zyrtar i lart qeveritar kishte deklaruar se ligji synon të penalizojë zotërimin, lëshimin, tregtimin dhe transferimin e kriptovalutave.
Një nga arsyet për ndalimin e tyre thuhet se është mungesa e rregullimit. Ekspertët kanë thënë se monedhat e tilla janë të paqëndrueshme sa i përket vlerës së tyre dhe mund të rezultojnë në katastrofë financiare për investitorët.
Deri më tani s’ka të dhëna zyrtare në Indi për numrin e investitorëve të kriptomonedhës dhe vlerën e investimeve të tyre. Raportet jozyrtare thonë se janë mbi tetë milionë investitorë dhe qindra milionë paund investime.
Nëse projektligji shndërrohet në ligj, kjo do t’u sjellë një goditje investitorëve.
-
India propozon ligj për të ndaluar kriptovalutat
-
India do të ndalojë me ligj kriptovalutat
-
India do të lëshojë monedhë dixhitale, paralajmëron tatim për kriptovaluta
-
Banka e Rusisë po mendon t'i ndalojë investimet në kriptovaluta
-
“India adopton bitcoinin” – hakohet Twitteri i kryeministrit indian, Narendra Modi