Shumë kompani ia kthyen shpinën Huaweit pas ndalimit amerikan të tregtisë, por urdhëri i qeverisë gjithashtu ka ndikuar në anëtarësimin e kompanisë kineze në organet përgjegjëse për standardizim.
SD Association para pak ditësh ia hoqi anëtarësimin Huaweit duke e larguar nga lista, por erdhi deri tek një pikë kthese kështu që kompania kineze u kthye përsëri në listë. Tani për tani nuk ka detaje rreth asaj se përse u ndryshua vendimi.
Sido që të jetë, Huawei mund të vazhdojë ta përdorë të paktën një standard integral të teknologjisë për pajisjet e veta të ardhshme. Kompania e ka zgjidhjen e vet për SD kartelë, dhe kjo është kartela Nano Memory e cila përdoret për smartphone P30 Pro, shkruan KOHA Ditore.
Mbesin edhe shumë pengesa përpara Huawei kur bëhet fjalë për pajisjet e ardhshme, por të paktën një është kapërcyer.