Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Huawei shton të tjerë telefona në listën e modeleve kompatibile Android Q

Edhe pse Huawei ende po përballet me problemet që shkaktohen nga vendosja e kompanisë në listën e zezë të administratës së SHBA-së dhe të ndalimit të tregtisë dhe biznesit me kompanitë amerikane, edhe pse kjo ndalesë tani është eliminuar pjesërisht, gjiganti kinez mbetet i angazhuar që ta mbajë linjën e vet ekzistuese të telefonave, raporton GSMArena.

Divizioni spanjoll i Huawei kishte postuar një tweet me një listë të pajisjeve që do të kenë Android Q. Në listë janë modelet për të cilat kemi mësuar tashmë se do të kenë azhurim, por janë edhe disa shtojca të reja.

Telefonat nga lista, prania e të cilave pritet ta gëzojë një numër të madh përdoruesish, i përfshin anëtarët e serisë Mate 10. Kjo seri e telefonave ishte shumë e popullarizuar në kohën e vet dhe ende ka përdorues shumë besnikë, shkruan KOHA Ditore. Prania e modelit Mate 20 nuk paraqet surprizë, pasi që për ta është konfirmuar azhurnimi në Android Q.

Telefonat e listuar nga divizioni spanjoll i Huaweit, të cilët do të azhurohen në Android Q, përfshijnë:

Huawei Mate 10

Huawei Mate 10 Pro

Huawei Mate 10 Porsche Design

Huawei Mate 20 Lite

Huawei Mate 20 RS Porsche Design

Huawei Mate 20 X

Artikuj të ngjashëm