Këtë verë, Huawei e prezantoi EMUI 10, së bashku me planin e publikimit të interfejsit të ri përdorues në telefonat që do ta marrin atë të parët. Familja P30 e kishte përparësinë, ndërsa tani u ka ardhur radha tetë telefonave të tjerë, raporton GSMArena.
Kompania kineze ka filluar të angazhojë beta testues, të cilët i përdorin pajisjet nga familjet e telefonave Mate 20 ose Honor 20.
Azhurnimi së pari do të arrijë në variantet e telefonave në Kinë, por pritet që së shpejti të arrijë edhe në versionet globale, siç ishte rasti me versionet globale të telefonave P30, shkruan KOHA Ditore.
Karakteristikat kryesore të interfejsit të ri përdorues janë mbrojtja e përmirësuar e privatësisë, shpërndarja më e zgjuar e fajlave dhe implementimi i funksionit Dark Mode.
Lista e plotë e telefonave që janë pjesë e testimit beta janë:
Pajisjet për të cilat është planifikuar EMUI 10
Huawei Mate 20
Huawei Mate 20 Pro
Huawei Mate 20 X
Huawei Mate 20 RS Porsche Design
Pajisjet për të cilat është planifikuar EMUI 10, i ribrenduar si Magic UI 3.0
Huawei Honor 20
Huawei Honor 20 Pro
Huawei Honor V20
Huawei Honor Magic 2