Smartfoni më i ri i kompanisë së njohur HTC, U11 EYEs, do të jetë anëtari më i ri i familjes U11 dhe tani janë zbuluar disa detaje rreth specifikave të tij nga Evan Blass përmes një postimi në Twitter.
HTC U11 EYEs (Harmony): 6" FHD+ (1080 x 2160) Super LCD3, SD652 octa core, 4GB/64GB (+microSD), USB-C, 3930mAh, IP67, Android Nougat, Edge Sense. Black, silver, and red. Launches 1/15. pic.twitter.com/Ng0ateH3XR
— Evan Blass (@evleaks) January 12, 2018Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
HTC U11 EYEs pritet të vijë me ekran 6-inç Super LCD3 me rezolucion prej 1080 x 2160, procesor Snapdragon 652 me tetë bërthama, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme SSD dhe baterinë prej 3,930 mAh, transmeton Koha.net. Po ashtu, thuhet se do të punojë me përditësimin më të fundit të sistemit operativ Android Nougat në vend të Oreo.
Ka dy kamera në pjesën e përparme, të vendosura në anën e djathtë, të cilat ndoshta janë “sytë” e telefonit në bazë të të cilave është emëruar. Ende nuk janë zbuluar detajet më të hollësishme në lidhje me këto dy kamerat e përparme.
Ndërkaq, në anën e pasme të telefonit gjendet vetëm një kamerë. Po ashtu, pritet të vijë me portin për USB-Tybe C për karikim të shpejtë të baterisë dhe standardin IP67 për rezistencë ndaj pluhurit dhe ujit.
Gjithashtu, U11 EYEs pritet të vijë edhe me veçorinë Edge Sense, sikurse paraardhësit e tij, e cila përmes shtrëngimit të telefonit ju mundëson të vendosni një lidhje të shkurtër për ndonjë aplikacion apo diçka tjetër.
HTC U11 EYEs, sipas Evan Blass, pritet të lansohet nesër, më 15 janar, dhe do të jetë në dispozicion me ngjyrë të kuqe, të zezë ose të argjendtë.
{gallery}