Ende nuk janë të gjitha detajet e zbuluara kur është fjala për telefonin e ardhshëm të HTC-së, U11.
Megjithatë, kjo nuk do të zgjasë edhe shumë pasi që U11 pritet të lansohet më 16 maj, transmeton Koha.net. Tani, sipas një raporti të ri HTC nuk do të presë shumë pas lansimit, ajo do të fillojë ta shesë menjëherë smartfonin e ri, diku më 19 maj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHTC U11 pritet të vijë me kamerën që mund të incizojë 360 shkallë, procesorin më të fundit të Qualcommit, Snapdragon 835 prej 10nm, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, si dhe me ekran 5.5-inç QHD.
Lexoni edhe:
Gjithashtu, U11 pritet të vijë me kamerën kryesore prej 12 megapikselë dhe atë të përparme prej 16 megapikselë, sistemin operativ Android 7.1.1, si dhe me baterinë prej 3 mijë mAh por nuk do të vijë me portin për kufje 3.5mm.
Smartfoni i ri i HTC-së, po ashtu, është rezistentë ndaj ujit (IP57) dhe do të vijë me sistemin e zërimit HTC BoomSound, si dhe me veçorinë për karikim të shpejtë QuickCharge 3.0.
Sa i përket çmimit, HTC U11 do të fillojë të shitet me çmim prej 659 dollarë.
{gallery}