Kompania e njohur HTC, përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se së shpejti do të lansojë smartfonin e fundit në serinë “U” të saj.
“Bukuria dhe fuqia takohen më 30 gusht 2018”, ka shkruar HTC në Twitter duke ia bashkëngjitur një fotografi në të cilën shkruan “Diçka e re për U, 30.08.2018”, transmeton Koha.net.. Në njoftim, nuk përmendet mbajtja e ndonjë ngjarjeje për këtë rast, kështu që lansimi i smartfonit të fundit në serinë ‘U’ mund të ndodh edhe online.
Siç është tradita, njerëzit janë duke luajtur me emrin e pajisjes së re, ku disa prej tyre sugjerojnë se pajisja e re mund të quhet U12++.
Kompania ka lansuar smartfonin e saj të fundit të avancuar, U12+, disa muaj më herët dhe tashmë është duke përdorë procesorin më të mirë të Qualcommit, Snapdragon 845. Por smartfoni i ri që do të vijë mund të jetë me performancë më të dobët se U12+.
Gjithashtu, kandidati më i mirë është HTC U12 Life. Ky smartfon do të jetë i kategorisë së mesme dhe thuhet se do të vijë me procesor Snapdragon 636, 4 GB RAM dhe ekran prej 6-inç, përcjell Koha.net.
Smartfoni i ri do të duhet të vendos emrin për veten në segmentin i cili është bërë konkurrues kohëve të fundit. Së fundmi, gjërat nuk kanë shkuar aq mirë për HTC-në, kështu që kompania mund të lansojë pajisjen e re me një çmim konkurrues më të mirë për të tërhequr vëmendjen e njerëzve më shumë.