Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

U12+, smartfoni i vetëm premium i HTC-së për 2018-ën

Vitin e kaluar, kompania HTC prezantoi dy telefona të segmentit të epërm: U11 në maj dhe U11+ në nëntor.

Asnjëri nga modelet nuk tërhoqi vëmendjen e madhe të blerësve dhe besohet se kjo të jetë njëra ndër arsyet që HTC vendosi këtë vit të prezantojë vetëm një telefon premium - HTC U12+.

Gjatë këtij viti do të shohim edhe modelin HTC U12 Life, por ky telefon do të jetë nga segmenti i mesëm, transmeton ksp.

HTC U12+ pritet në muajin maj dhe do të ketë ekran 6-inç QuadHD+, procesor Qualcomm Snapdragon 845, kamerën kryesore të dyfishtë dhe një për selfie, 6GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme.

Artikuj të ngjashëm