Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Rrjedhin detajet e HTC U12

Kompania HTC është bërë gati për të lansuar telefonat U12 dhe U12+, detajet e të cilëve janë publikuar në internet.

Evan Blass raporton se HTC U12+ do të ketë ekran 6-inç WQHD+ dhe dy kamera kryesore. Këto kamera do të kenë dy sensorë 8 megapixel dhe procesorin Qualcomm Snapdragon 845 me 6 gigabajt RAM, transmeton Koha.net.

Memoria e brendshme e këtyre pajisjeve do të jetë 64 dhe 128 gigabajt, me mundësi zgjerimi përmes microSD. Telefoni U12+ do të ketë baterinë 3420 mAh.

Ky telefon do të ketë dy kamera ballore, njëra prej tyre do të jetë 12 megapxiel. Pajisja gjithashtu do të posedojë edhe skanerin për njohjen e gishtërinjve.