Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

HTC zyrtarizon telefonin e ri

HTC ka lansuar zyrtarisht telefonin e ri HTC U11 dhe janë publikuar të gjitha detajet e pajisjes së re.

HTC U11 vjen me një veçori shumë të veçantë të quajtur Edge Sense, transmeton Koha.net. Kjo veçori ju mundëson që të ekzekutoni veprime specifike duke e shtrënguar telefonin, për shembull, nëse doni të bëni një foto duhet vetëm të shtrëngoni kornizën e U11. Po ashtu, ju mund të rregulloni sa fuqishëm mund të bëni shtrëngimin e telefonit për të bërë një veprim.

Telefoni vjen me ekran 5.5-inç Super LCD QHD me rezolucion 2560x1440 pixels. Pajisja është e fuqizuar nga procesori Qualcomm Snapdragon 835.

U11 ka 4 gigabajt RAM dhe 64 GB memorie të brendshme. Gjithashtu ekziston edhe versioni me 6 GB RAM dhe 128 GB memorie.

Kamera kryesore e këtij telefoni është 12 megapxiel UltraPixel 3 dhe blicin e dyfishtë LED. Kjo kamerë ka kapacitet që të incizojë video 4K. Kamera ballore ka 16 megapixel dhe ka disa opsione për fotografi selfie.

Edhe Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini Tech 10 muaj më parë Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini

Pajisja vjen me 4G LTE, WiFi, Bluetooth dhe USB Type C. Ky telefon ka baterinë 3000 mAh dhe vjen me Quick Charge 3.0.

Telefoni do të kushtojë rreth 700 euro.