Nënbrendi i Huawei, Honor, ka prezantuar MagicWatch 2, i cili paraqet një Huawei Watch GT2 të ribrenduar dhe paksa të modifikuar, raporton PocketNow.
Ora e mençur është e bazuar në çipsetin Kirin A1, ndërsa Honor ka theksuar jetëgjatësinë e baterisë deri në 14 ditë me një mbushje të vetme për modelin prej 46 mm, si dhe deri në shtatë ditë për modelin prej 42 mm.

MagicWatch 2 prej 46 mm e ka një ekran AMOLED 1.39 inçësh (me rezolucion 454 x 454p), ndërsa varianti më i vogël e ka një ekran me prekje AMOLED 1.2-inçësh (rezolucion 390 x 390p), shkruan KOHA Ditore. Pesha e orëve të sipërpërmendura është 41 dhe 29 gramë, ndërsa vijnë me ngjyrat Charcoal Black dhe Flax Brown për modelin më të madh, përkatësisht Agate Black dhe Sarkura Gold për versionin më të vogël.
Ekziston mbështetja për GPS dhe GLONASS, si dhe papërshkueshmëria nga uji 5ATM. Ofrohen edhe funksionet që janë marrë nga modeli Huawei Watch GT2, si monitorimi i punës së zemrës Huawei TruSeen 3.5, teknologjia e monitorimit të gjumit Huawei TruSleep 2.0 dhe monitorimi i nivelit të stresit Huawei TruRelax.
Honor nuk e ka publikuar çmimin dhe dispozicionin e orëve të veta MagicWatch 2.