Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Huawei Watch GT 2 do të ketë korniza më të holla dhe bateri më të madhe se paraardhësi

Huawei Watch GT u shfaq tetorin e kaluar së bashku me serinë e telefonave Mate 20, dhe si duket gjiganti kinez sivjet po përgatit pasardhësin i cili me gjasë do të prezantohet më 19 shtator, si pjesë e prezantimit të Mate 30 (përveç nëse kjo nuk ndodh gjatë panairit IFA këtë javë) , raporton GSMArena.

Huawei Watch GT 2 tani është shfaqur në renderët e rrjedhur, ndërsa ora e mençur vjen me disa përmirësime në krahasim me paraardhësin e saj.

Image

Ora e mençur tani e ka një ekran pak më të madh dhe korniza më të vogla, është më e hollë dhe përgjithësisht më kompakte, shkruan KOHA Ditore. Watch GT 2 gjithashtu do të ketë bateri më të madhe prej 445mAh (kundrejt 420mAh sa e kishte paraardhësi i tij). Ora do të ketë gjithashtu mikrofon dhe altoparlant, që do të thotë se përmes saj do të mund të bëhen thirrjet direkt.

Image

GPS është akoma i integruar brenda orës, sikurse edhe sensori optik i përcjelljes së rrahjeve të zemrës. Sa i përket dizajnit, mund të zgjedhen dy stile. Huawei Watch GT 2 Sport është modeli plotësisht i zi, me rrip gome, ndërsa Watch GT 2 Classic është i zi dhe argjendi me rrip lëkure ngjyrë kafe.