Përveç serisë së re të telefonave Mate 30, Huawei së fundi ka prezantuar edhe orën e vet më të re të mençur - Watch GT 2. Pajisja e ka një maskë të rrumbullakët dhe kornizë më të hollë se modeli i vitit të kaluar, ndërsa e ofron një bateri që zgjatë deri në dy javë, falë çipit të ri Kirin A1. raporton GSMArena.
Watch GT 2 do të jetë në dispozicion në madhësi prej 42 mm dhe 46mm, dhe të dy versionet do të kenë ekran OLED 1.39 inçësh, me funksionin always-on. Çipsipeti i lartpërmendur Kirin A1 mundëson konsum të ulët të energjisë dhe koneksion më stabil Bluetooth.
Versioni i orës prej 42 mm vjen me 16 MB RAM dhe 4 GB hapësirë për ruajtje, ndërsa modeli 46 mm vjen me 32 MB RAM, shkruan KOHA Ditore. Sistemi operativ i orës së mençur është Huawei Lite OS, i cili nuk është shumë kërkues por ofron mbështetje për telefonat Android dhe iOS.
Watch GT 2 ka mbështetje Bluetooth 5.1, sensor të rrahjeve të zemrës, GPS dhe xhiroskop. Modeli prej 46 mm gjithashtu ka mikrofon dhe altoparlant. Kur bëhet fjalë për fitnesin, ora e mençur i mbështet deri në 15 mode të ushtrimeve, ndërsa tani mund ta monitorojë punën e zemrës edhe nën ujë. Ofrohet edhe funksioni i përmirësuar i monitorimit të gjumit, me Huawei TruSleep 2.0.
Huawei Watch GT 2 do të jetë në dispozicion duke filluar nga muaji i ardhshëm, me një çmim prej 229 dollarëve për modelin 42 mm dhe 249 dollarë për versionin 46 mm.
-
Huawei Watch GT 2 do të ketë korniza më të holla dhe bateri më të madhe se paraardhësi
-
Honor MagicWatch 2 vjen me bateri që zgjat deri në 14 ditë
-
Ora e mençur ‘Honor Magic 2’ arrin me një bateri që zgjat deri në 14 ditë
-
Specifikimet e plota dhe pamjet e orës së mençur Samsung Galaxy Watch Active 2
-
Huawei Watch GT me edicionet Active dhe Elegant