Hakeri prapa një prej vjedhjeve më të mëdha në histori të kriptovalutave, ka kthyer gati gjysmën e 600 milionë dollarëve se janë vjedhur në kriptovaluta, raporton BBC.
Të martën, firma e prekur, Poly Network ka shkruar një letër në Twitter, duke i kërkuar individëve që të vënë kontakt për të punuar për një zgjidhje.
Hakeri më pas postoi mesazhe duke premtuar kthimin e parave, ndërsa tha se “nuk është shumë i interesuar në para”.
Të mërkurën, Poly Network, ka njoftuar se i janë kthyer 260 milionë dollarë.
Në total ishin vjedhur Etherum në vlerë 269 milionë dollarë, 84 milionë dollarë Polygon, dhe po ashtu 256 milionë dollarë Binance Smart Chain (BSC).
Artikuj të ngjashëm