Projekti i “Blockchainit”, Ronin, ka njoftuar të martën se hakerët kanë vjedhur nga ky sistem kriptovaluta në vlerë afro 615 milionë dollarë, raporton agjencia Reuters të martën. Është një prej vjedhjeve më të madhe në histori të kriptovalutave.
Projekti ka thënë se hakerët, e paidentifikuar, më 23 mars i vodhën 173.600 etheruma dhe 25.5 milionë tokena USD. Në vlerën aktuale, shifra e vjedhjes është 615 milionë dollarë, por vlera ishte 540 milionë dollarë në momentin kur ndodhi sulmi.
Është shifra e dytë më e madhe e vjedhjeve të kriptovalutave, sipas firmës së analizave të “blockchainit”, Elliptic.
Artikuj të ngjashëm
-
Hakerët vjedhin kriptovaluta në vlerë 600 milionë dollarë
-
Vjedhja më e madhe ndonjëherë në kriptovaluta, hakerët “zhdukin” 1.5 miliardë dollarë
-
Hakeri kthen 260 milionë dollarë të vjedhura në kriptovaluta
-
Hakohet gjiganti i kriptovalutave, vlerësohet si sulmi më i madh kibernetik ndonjëherë
-
Me një klikim, 1.5 miliard dollarë në duart e hakerëve