Tech

Hakerët vjedhin kriptovaluta në vlerë 600 milionë dollarë

hakeret, sulm kibernetik, hakim, 14 prill

Hakerat kanë vjedhur kriptovaluta në vlerë rreth 600 milionë dollarë, në atë që duket vjedhja më e madhe në kriptovaluta ndonjëherë, raporton BBC.

Uebfaqja “blockchain” “Poly Network” ka njoftuar se hakerët kanë shfrytëzuar defektet në sistemin e saj dhe kanë vjedhur mijëra valuta digjitale, përfshirë Etherum.

Në një letër postuar në Twitter, i është bërë thirrje hakerëve që “të komunikojnë dhe të kthejnë valutat”.

Ky hakim është i radhës, pas harkimeve në këmbimore të kriptovalutave si Coincheck e Mt Gox.

“Paratë që keni hakuar janë më të mëdhatë në histori të financave të decentralizuara. Forcat e rendit në cilindo shtet do të shohin këtë si krim të madh ekonomik dhe do të ju ndjekin”, ka shkruar faqja Poly Network. “Paratë që keni vjedhur nga dhjetëramijëra anëtarë të komunitetit të kriptovalutave, i dëmton rëndë njerëzit”.

Poly Network ka thënë se hetimet preeliminare kanë zbuluar se një haker ka shfrytëzuar defektet në sistem.

U ka bërë thirrje këmbimoreve të ndryshme që të bllokojnë valutat e depozituara, pasi miliona dollarë në kriptovaluta janë transferuar në kuleta të ndryshme të kriptovalutave.

Janë vjedhur Etheruma në vlerë 267 milionë dollarë, monedha të Binances në vlerë 252 milionë dollarë dhe rreth 85 milionë dollarë valutë USDC.