Një haker që vodhi kriptovaluta në vlerë pak më shumë se 600 milionë dollarë, tani ka kthyer shumicën e aseteve të vjedhura.
Të enjten, Poly Network konfirmoi në Twitter se 268 milionë dollarë asete “Ether” tani ishin rikthyer.
Gjatë 24 orëve të fundit, hakeri i ka kthyer firmës vlerën prej 342 milionë dollarë në lidhje me tre kripto-monedha.
Individi gjithashtu postoi disa faqe shënimesh, duke zbuluar pse hakoi firmën dhe ofertat që “Poly Network” ia bëri atyre, shkruan BBC.
Ekspertë të sigurisë kibernetike kanë ngritur shqetësime pasi hakeri pretendon se firma ofroi të paguajë 500,000 dollarë nëse ata kthejnë asetet e vjedhura, si dhe një premtim të imunitetit nga ndjekja penale.
Edhe
Kriptovalutat i sollën Trumpit më shumë se 1 miliard dollarë të ardhura
Sidoqoftë, hakeri thotë se nuk e pranoi ofertën.
Deri të enjten në mbrëmje, Poly Network tha se shumica e aseteve të mbetura në posedim të hakerit ishin transferuar në një portofol dixhital të kontrolluar nga hakeri dhe kompania.
-
Shpenzimet për AI të kompanive teknologjike pritet të arrijnë në 600 miliardë dollarë
-
Miliona dollarë në kriptovaluta tërhiqen nga platformat iraniane pas sulmeve
-
Vodhi tre kompjuterë në një kompani, arrestohet
-
Përdoruesit kërkojnë 2.36 miliardë dollarë nga Google pas vendimit për shkelje të privatësisë