Aplikacioni i patentuar kohët e fundit sugjeron se AMD do të mund ta implementojë teknologjinë e quajtur Variable Rate Shading (VRS) në arkitekturën e ardhshme të GPU-së Navi, e cila pritet më vonë gjatë vitit. Patenta nuk e përmend Navi në mënyrë specifike, por kjo sigurisht që është një opsion, duke e pasur parasysh kohën e paraqitjes së aplikacionit për patentë dhe datën e publikimit të saj, raporton HotHardware.

AMD e kishte paraqitur kërkesën për patentë më 17 gusht ndërsa ajo u publikua ditë më parë. VRS paraqet teknikën e renderimit, të dizajnuar për ta zvogëluar loadimin e GPU-ve dhe burimeve të tjera, të gjitha për ta rritur performancën pa e ulur perceptimin vizual të skenës. Sistemi e arrin këtë duke i defragmentuar frejmet në seksione të ndryshme dhe duke i renderuar vetëm disa pjesë të frejmeve në detaje të plota. Këto janë fusha ku shikimi njerëzor përqendrohet më së shumti, shkruan KOHA Ditore.
Nga kjo teknologji do të përfitojnë më së shumti helmetat dhe pajisjet VR, dhe rezolucionet specifikisht të larta që konsumojnë më shumë burime të GPU, si 4K dhe 8K.