Një gjykatë australiane ka urdhëruar Googlen të hënën, që t’i paguajë një ish-politikani australian 715,000 dollarë, për shkak të mosfshirjes së videove shpifëse në Youtube, të cilat bënë që kjo figurë të largohet nga politika, raportoi të hënën Reuters.
Gjykata ka njoftuar se kompania Alphabet ka fituar para duke vendosur qëllimisht dy video në faqen e saj në Youtube, me të cilat është sulmuar zëvendëskryeministri i atëhershëm i Uellsit të Ri Jugor, e të cilat janë klikuar për më shumë se 800,000 herë që nga publikimi më 2020.
Në vendimin e gjykatës thuhet se Google ka mohuar se videot përmbajnë shpifje.
Rasti ka të bëjë me video të publikuara nga Jordan Shanks, në të cilat ai vazhdimisht e quan ligjvënësin John Barilaro të korruptuar pa përmendur prova të besueshme, gjë që u cilësua përdorim i gjuhës së urrejtjes.
Sipas Gjykatës, Google ka shkelur politikat e saj që synojnë mbrojtjen e figurave publike nga shënjestrimi i padrejtë, duke bërë që Barilaro të largohet para kohe nga shërbimi i tij i zgjedhur në jetën publike.
-
Rusia gjobit Googlein me shumë parash që nuk e ka e gjithë bota
-
Google do t’i paguajë 85 milionë dollarë shtetit të Arizonas
-
Google urdhërohet të paguajë 43 milionë dollarë gjobë për përdoruesit e mashtruar në Australi
-
Rusia e gjobit Googlen për “dezinformata”
-
Youtube ia ndalon ngarkimin e videove për një javë televizionit australian