Google po shtyn edhe një herë kthimin në zyra të shumicës së punëtorëve, deri në janar.
Varianti shumë i përhapur Delta po shënon një rritje dramatike të rasteve dhe hospitalizimeve të njerëzve, duke bërë që edhe kompanitë të shtyjnë rikthimin nëpër zyre pas gati dy vjet prej kur punëtorët filluan të punonin nga shtëpia, raporton AP.
Drejtori ekzekutiv Sundar Pichai tha se Google po shtyn kthimin e saj në zyra në të gjithë botën deri më 10 janar. Pas kësaj, ai tha se kompania do të lejojë shtetet dhe lokacionet të përcaktojnë kur të përfundojnë politikat vullnetare të punës nga shtëpia "bazuar në kushtet brenda vendit të cilat ndryshojnë shumë nëpër zyrat tona".
Kjo është hera e dytë në pak më shumë se një muaj që Google ka shtyrë planet e kthimit - hera e fundit ishte në fund të korrikut, kur ajo gjithashtu njoftoi obligimin për vaksinën. Google, me seli në Mountain Vieë, Kalifornia, ka më shumë se 130,000 punonjës në të gjithë botën.