Në qershor të vitit të kaluar, Google prezantoi Messages for web, i cili e paraqet versionin e aplikacionit Messages të dedikuar për mjedisin e uebit. Messages ua mundëson përdoruesve që të dërgojnë mesazhe tekstuale nga kompjuterët e tyre nëpërmjet domainit messages.android.com. Megjithatë, në dhjetor u vërejt se ueb aplikacioni nga Android.com do të mund të kalojë në Google.com, përcjell Neowin.
Tani Messages për shërbimin e webit është bërë i disponueshëm në domenin e vet të ri messages.google.com. Faqja e shërbimit është aktive dhe përfshin mbështetje për Rich Communication Services (RCS), duke e mundësuar përfshirjen e chat funksioneve për dërgimin e mesazheve interaktive tek të tjerët, shkruan KOHA Ditore.
Përveç kësaj, Messages e azhurnuar për ueb gjithashtu e implementon opsionin e aktivizimit të modit të errët. Në këtë dhe opsionet e tjera mund të arrijmë përmes menysë Settings.
Domeni Android.com për Messages është ende në dispozicion, edhe pse disa përdorues raportojnë probleme gjatë përpjekjes për t’iu qasur faqes. Në të njëjtën kohë, përdoruesve u shfaqet gjithashtu treguesi për ta eksploruar Messages të ri për web.