Sipas raportimeve të fundit, Google pritet të publikojë edhe tre telefona të rinj Pixel, në vend të dy sa kishte bërë të ditur më herët.
Megjithatë, Google ka ndryshuar vendimin dhe ka vendosur vetëm për dy modelet, Pixel 2 dhe Pixel 2 XL.
Droid-Life ka marrë vesh nga burime të afërta me Google, se kompania po punon në tri pajisje të reja për vitin e ardhshëm, me kodet “crosshatch”, “albacore” dhe “blueline”. Tash për tash nuk mund të konfirmohet nëse këto pajisje edhe do të materializohen, pasi që bëhet fjalë për raportime të hershme. Është e mundur që Google është duke punuar vetëm në prototipe, të cilat nuk do të gëzojnë publikimin final, transmeton KP.
Po ashtu, është ende herët të flitet se çfarë mund të presim nga telefonat Pixel 3, të cilët mund të kenë skaje të holla me dy kamera në pjesën e pasme, por e tëra kjo është në fushën e spekulimeve.
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Pas 20 vjetësh, Gmaili më në fund sjell funksionin që të gjithë e prisnin
-
Google lanson versionin e ri të modelit të saj AI, Gemini 3
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple