Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google Pixel 3a paraqitet në nuancën vjollce, me tast të verdhë për kyçje

Google Pixel 3a, për të cilin u paraqitën informatat disa ditë më parë me ngjyrë të bardhë, tani është shfaqur edhe me nuancë ngjyrë vjollce. Renderët më të rinj të telefonit të ardhshëm na i sjell informuesi Evan Blass, më i njohur si @evleaks, raporton GSMArena.

Nuanca ngjyrë vjollce është shumë e ndritshme, gjë që e bën këtë version të telefonit të kualifikueshëm për emërtimin "Not Purple". Përveç kësaj, ky version i telefonit Pixel 3a gjithashtu vjen me tast të verdhë për kyçje, ndryshe nga modeli i bardhë i cili ka tast ngjyrë portokalli. Një tjetër dallim midis këtyre modeleve është se logoja "G" është më e errët në telefonin ngjyrë vjollce, shkruan KOHA Ditore.

Image

Nga informatat e tjera të mëparshme të rrjedhura e dimë se Pixel 3a dhe 3a XL do ta kenë të njëjtin dizajn. Ato do të ndryshojë në madhësinë e ekranit dhe madhësinë e baterisë, si dhe për nga procesorët. Të dy telefonat Pixel nga segmenti i mesëm do të prezantohen më 7 maj.