Njësia e Alphabetit, Google, do të përballet me pretendime për dëme deri në 25 miliardë euro për praktikat e saj të reklamimit dixhital në dy padi që do të dorëzohen në gjykatat britanike dhe holandeze në javët e ardhshme, shkroi të martën Reuters.
Adtech e Googleit kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen nga rregullatorët antitrust pas ankesave nga botuesit.
Vëzhguesi francez i konkurrencës vendosi gjobë prej 220 milionë eurosh ndaj kompanisë vitin e kaluar, ndërsa Komisioni Evropian dhe kolegët e tij në Mbretërinë e Bashkuar po hetojnë nëse biznesi adtech i Googleit i jep avantazh të padrejtë ndaj rivalëve dhe reklamuesve.
"Është koha që Google të mbajë përgjegjësitë e veta dhe të paguajë dëmet që i ka shkaktuar kësaj industrie të rëndësishme. Kjo është arsyeja pse sot ne po shpallim këto veprime në dy juridiksione për të marrë kompensim për botuesit e BE-së dhe MB-së”, ka thënë kompania Geradin Partners në një deklaratë të martën.
Google e ka quajtur gënjeshtër këtë padi dhe se do të luftojë kundër saj.
"Kjo padi është spekulative dhe oportuniste. Kur të marrim ankesën, do ta luftojmë me forcë”, tha një zëdhënës i kompanisë.
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
BE-ja gjobit Googlein me gati 3 miliardë euro
-
Google rrezikon të gjobitet me 2.4 miliardë dollarë
-
Rivalët e Googlit kërkojnë që të lejohet më shumë konkurrencë