Një veçori e re pritet të dalë së shpejti në aplikacionin e hartave të Google-it, Google Maps.
“Android Police” raporton se Google po e teston një kategori të re për hapësirën lundruese.
Kjo do të zë hapësirë në pjesën e majtë të ekranit. Përmes kësaj kategorie, Google synon ta bëjë më të lehtë funksionimin për ata që e duan lundrimin.
Kategoria e re pritet të jetë pjesë e dizajnit të ri të hapësirës “Explore” në aplikacion, gjë që u njoftua në konferencën e përvitshme të Google-it.