Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google Maps i ndihmon të verbrit që t’i kalojnë rrugët dhe ndjekin shtegun

Aplikacioni Google Maps nga tani mund t’i ndihmojë njerëzit e verbër që të arrijnë më lehtë në destinacionet e tyre duke ua kujtuar vazhdimisht se janë në rrugën e duhur.

Google Maps tani mund t'u japë udhëzime përdoruesve, duke i paralajmëruar ata për turmat në vendkalimet për këmbësorë, t'u tregojë atyre se sa janë larg nga kthesa tjetër, dhe automatikisht t'i kthejnë në rrugën e duhur nëse duhet të ndalojnë, të gjitha përmes navigimit të zërit.

Image

Nga Google kanë paralajmëruar se udhëzimet e avancuara tani janë në dispozicion për aplikacionin e destinuar për pajisjet që i përdorin sistemet operative iOS dhe Android, shkruan KOHA Ditore. Tani për tani, shërbimi është në dispozicion në anglisht në SHBA dhe gjuhën japoneze në Japoni. Ai aktivizohet në menynë për konfigurim të aplikacionit, ndërsa Google e ka paralajmëruar përfshirjen edhe të gjuhëve dhe vendeve të reja.