Kompania mëmë e Googleit, Alphabet, ka lansuar chatbotin e saj të inteligjencës artificiale (Al), Bard, në Evropë dhe Brazil, shkruan BBC.
Është zgjerimi më i madh i produktit që nga lansimi i tij në mars në SHBA dhe Britani të Madhe. Kjo shton konkurrencën me rivalin ChatGPT të Microsoftit.
Lansimi i Bard në BE ishte shtyrë pasi rregullatori kryesor i të dhënave ngriti shqetësime për privatësinë.
Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave ka thënë se gjigandi i teknologjisë nuk kishte dhënë informacion të mjaftueshëm se si mjeti i tij gjenerues i AI mbron privatësinë e evropianëve për të justifikuar lansimin në BE.
Kompania ka thënë se që atëherë është takuar me mbikëqyrësit për t'i siguruar ata për çështjet që kanë të bëjnë me transparencën, zgjedhjen dhe kontrollin.
-
Google Bard mund të ndihmojë në shkrimin e kodit të softuerit
-
Google lanson rivalin e ChatGPT-së
-
Google po lanson Bardin si rival ndaj ChatGPT
-
Google së shpejti me veçori gjeneruese të Inteligjencës Artificiale në rezultatet e kërkimit
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së