Tech

Google Bard mund të ndihmojë në shkrimin e kodit të softuerit

Google

Kompania Google, ka njoftuar se do ta përditësojë Bard-in, chatbotin e tij gjenerues të inteligjencës artificiale, për të ndihmuar njerëzit të shkruajnë kodin për të zhvilluar softuer, ndërsa gjiganti është në garë të lëvizjes së shpejtë në tekologjinë AI, raportoi të dielën Reuters.

Muajin e kaluar, kompania filloi lëshimin publik të Bardit për të fituar terren në Microsoft Corp.

Lëshimi i ChatGPT-së, një chatbot nga startup-i OpenAI i mbështetur nga Microsofti, vitin e kaluar shkaktoi një shpejtësi në sektorin e teknologjisë për të vënë inteligjencës artificiale në duart e më shumë përdoruesve.

Google e përshkruan Bardin si një eksperiment që lejon bashkëpunimin me AI gjeneruese, teknologji që mbështetet në të dhënat e kaluara për të krijuar në vend që të identifikojë përmbajtjen.

Bardi do të jetë në gjendje të kodojë në 20 gjuhë programimi dhe gjithashtu mund të ndihmojë në korrigjimin dhe shpjegimin e kodit për përdoruesit, tha Google të premten.

Aktualisht, Bard mund të jetë i qasshëm nga një grup i vogël përdoruesish që mund të bisedojnë me robotin dhe të bëjnë pyetje në vend që të përdorin mjetin tradicional të kërkimit të Googlet.