Tech

Google së shpejti me veçori gjeneruese të Inteligjencës Artificiale në rezultatet e kërkimit

Britania me rregulla të ashpra për kompanitë teknologjike

Kompania teknologjike Google ka thënë të mërkurën se së shpejti do të integrojë inteligjencën artificiale (AI) për të gjeneruar tekste dhe përmbajtje të tjera në rezultatet e kërkimit, raportoi të mërkurën Reuters.

Google në pronësi të Alphabetit, ka zbuluar të hënën shërbimin e tij chatbot – program kompjuterik që simulon bisedën me përdoruesit njerëzor – të quajtur Bard.

Në një ngjarje të lansimit në Paris të mërkurën, ekzekutivi i Googlet, Prabhakar Raghavan tha se e ashtuquajtura inteligjencë artificiale gjeneruese do t'u mundësonte përdoruesve të ndërveprojnë me informacionin në "mënyra krejtësisht të reja".

"Ndërsa ne vazhdojmë të sjellim teknologji gjeneruese të AI në produktet tona, kufiri i vetëm për të kërkuar do të jetë imagjinata juaj”, ka thënë Raghavan.

Inteligjenca artificiale gjeneruese përdoret për të krijuar krijime të ngjashme me njerëzit përmes kodit, duke u mbështetur në sasi të mëdha të dhënash për të prodhuar pjesë të reja teksti, video ose audio.