Gjiganti i teknologjisë, Google, po planifikon të përmirësojë motorin e tij të kërkimit, duke e bërë më vizual, personal e njerëzor, me fokus në shërbimin ndaj të rinjve në mbarë botën, raportoi të shtunën “Wall Street Journal”.
Kjo lëvizje po ndodhë pasi aplikacionet e inteligjencës artificiale si ChatGPT-ja, po fitojnë me shpejtësi popullaritet, duke theksuar një teknologji që mund të ndryshojë mënyrën se si funksionojnë bizneset dhe shoqëria.
Google planifikon të përfshijë më shumë zëra njerëzorë si pjesë e ndryshimit.
Në konferencën e tij vjetore të zhvilluesve I/O në javën e ardhshme, Google pritet të debutojë veçori të reja që lejojnë përdoruesit të kryejnë biseda me një program AI, një projekt i koduar "Magi".
-
Google lanson “AI Mode” në fazën tjetër të rrugëtimit për ta ndryshuar mënyrën e kërkimit
-
Google shton përdorimin e inteligjencës artificiale në motorin e kërkimit në internet
-
Inteligjenca artificiale në Google ua mundëson përdoruesve përmbledhjen e artikujve
-
Inteligjenca artificiale fuqizon kërkimin në Google
-
Google së shpejti me veçori gjeneruese të Inteligjencës Artificiale në rezultatet e kërkimit