Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google Chrome me lëshim të madh të sigurisë, rekomandohet instalimi i arnimit

Një lëshim i sigurisë, i zbuluar në Google Chrome, ua mundëson sulmuesve që ta marrin kontrollin ndaj hostit të cenueshëm. Kompania Google u rekomandon përdoruesve që të instalojnë arnimin sa më shpejt që të jetë e mundur, raporton Softpedia.

Bugu u zbulua nga Center for Internet Security, e cila thekson se qeveritë dhe organizatat e mëdha mund të jenë objektiv kryesor për sulme të mundshme. Lëshimi i sigurisë kërkon që përdoruesi ta vizitojë një sajt malinj, dhe më pas sulmuesit mund të përpiqen ta ekzekutojnë kodin me qëllimin përfundimtar të kontrollimit të pajisjes, shkruan KOHA Ditore.

Theksohet se me këtë lëshim të sigurisë janë goditur të gjitha versionet e browserëve të internetit për desktop, dhe këtu përfshihet Google Chrome për Windows, Linux dhe macOS. Versionet mobile të browserëve janë të sigurta, kështu që përdoruesit në platformat Android dhe iOS nuk janë të rrezikuar.

Të gjitha versionet e Chrome para 76.0.3809.132 janë në rrezik, ndërsa patchi është tashmë në dispozicion dhe Google e rekomandon instalimin e tij sa më shpejt që të jetë e mundur. Tani për tani, nuk ka asnjë informacion nëse lëshimi i sigurisë tashmë është eksploatuar nga ndonjë grup hakerësh.

Artikuj të ngjashëm