Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google bllokohet në Donetsk

Google është bllokuar nga separatistët e mbështetur nga Rusia në Donetsk të Ukrainës, për atë që lideri e quan "dezinformim", shkruan Sky News.

Denis Pushilin, kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut (DPR) ka akuzuar gjigantin e teknologjisë për promovimin e "dhunës kundër rusëve", duke shtuar se "qeveria amerikane" ishin fajtorë.

"Nëse Google ndalon së ndjekuri politikën e saj kriminale dhe kthehet në rrjedhën kryesore të ligjit, moralit dhe sensit të përbashkët, nuk do të ketë pengesa për punën e saj", shtoi ai.

Pushilin nuk dha asnjë provë për pretendimet e tij.

Google nuk iu përgjigj vendimit.

Në rajon janë bllokuar edhe platformat e Metës, Facebook dhe Instagram.