Një gjykatë franceze ka ulur gjobën kundër kompanisë Apple për sjellje të dyshuar kundër konkurrencës, nga 1.1 miliard euro sa ishte shqiptuar në 372 milionë, shkroi të enjten Reuters.
Gjoba fillestare ishte vendosur nga mbikëqyrësi antitrust i Francës në vitin 2020 nën dyshimet se Apple ka keqpërdorur fuqinë e saj si gjigant teknologjik sa i përket shpërndarjes dhe shitjes me pakicë.
Gjykata e Apelit në Paris e uli gjobën të enjten, sepse vendosi të tërheqë një nga tri akuzat kryesore, atë që lidhet me çmimin.
Siç raportohet, autoriteti francez antitrust kishte përdorur një normë të lartë në vitin 2020 duke pasur parasysh madhësinë dhe fuqinë financiare të Applet.
Apple atëkohë ka apeluar kundër gjobës fillestare, por ende nuk ka reaguar sa i përket uljes së saj.