Zhargoni anglez ka pushtuar çdo cep të Francës duke nxitur reagime në mesin e puristëve të gjuhës dhe forcimin e lëvizjes “Made in France.”
Pavarësisht përdorimit të gjerë në biznese, qeveria franceze ka vendosur të ndalojë përdorimin e disa termave gaming si “streamer” dhe “cloud gaming”, sipas agjencisë së lajmeve AFP.
Tani e tutje këto dy terma do të zëvendësohen me “joueur-animateur en direct” dhe “jeu video en nuage”.
Ndryshimet u bënë në konsultim me Ministrinë e Kulturës, e cila në të kaluarën e ka konsideruar industrinë gaming si një histori suksesi në Francë.
Por institucioni sot është i shqetësuar se përdorimi i termave anglezë mund të bëhet pengesë për t’u kuptuar nga francezët që nuk janë të pasionuar pas video-lojërave.
Ndryshimet u bënë publike në fletoren zyrtare që do të thotë se të gjithë punonjësit shtetëror duhet t’i përmbahen. Megjithatë është e vështirë të imponohet te masat, përfshirë uebsajtet dhe gazetat.
-
Parlamenti francez miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
-
Ndeshjen për vend të tretë s’duan ta luajnë as Anglia e as Franca
-
Franca do të thërras ambasadorin rus lidhur me një fushatë sulmesh kibernetike
-
Franca planifikon masa të rrepta sigurie për duelin ndaj Spanjës
-
Gill flet për lojën e ashpër të Paraguait ndaj Francës