Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Franca do të ndalojë përdorimin e TikTokut në telefonat e punës të nëpunësve civilë

Franca do të ndalojë përdorimin e aplikacionit TikTok, në telefonat e punës të nëpunësive civilë, ka njoftuar ministri i Shërbimit Civil, Stanislas Guerini në llogarinë e tij në Twitter, raportoi të dielën Reuters.

Ai ka thënë se ky vendim është marrë për të garantuar sigurinë kibernetike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për të garantuar sigurinë kibernetike të administratave dhe nëpunësve tanë civilë, qeveria ka vendosur të ndalojë aplikacionet rekreative si TikTok në telefonat profesionistë të nëpunësve civilë”, ka thënë ai.

Guerini ka shtuar se për disa javë, disa nga partnerët evropianë dhe ndërkombëtarë të Francës kanë miratuar masa për të kufizuar ose ndaluar shkarkimin dhe instalimin e aplikacionit TikTok nga administratat e tyre.

Ai ka deklaruar se aplikacionet rekreative nuk kanë nivele të mjaftueshme të sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave në mënyrë që të vendosen në pajisjet e administratave, duke shtuar se ndalimi hyn në fuqi menjëherë dhe se shërbimet qeveritare do të monitorojnë pajtueshmërinë.

Sipas tij, përjashtime mund të jepen për arsye profesionale, siç është komunikimi institucional i një administrate.