Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Franca gjobit TikTokun

Agjencia rregullatore franceze për mbrojtjen e të dhënave (CNIL) ka gjobitur TikTokun me pesë milionë euro për politikën e ‘cookies’ që u imponohen përdoruesve pa shpjegime të duhura.

Aplikacioni, i cili është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, ishte subjekt i mbikëqyrjes së CNIL nga viti 2020 deri në vitin 2022. CNIL zbuloi se mekanizmi i refuzimit të ‘cookieve’ është kompleks në një mënyrë të tillë që praktikisht i bind përdoruesit të pranojnë të gjitha skedarët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

‘Cookies’ që lejojnë një aplikacion të gjurmojë të dhënat e përdoruesit shpesh shërbejnë për një funksion të dobishëm, por në duar të gabuara teorikisht mund të shkelin privatësinë sepse në thelb gjurmojnë aktivitetet e njerëzve në internet.

CNIL doli në përfundimin se politika e TikTokut për ‘cookiet’ ishte kundër Aktit Francez të Mbrojtjes së të Dhënave, sepse "shkel lirinë e pëlqimit të përdoruesve të internetit".